Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Regjistrimet në kopshte e çerdhe! 5900 kërkesa në njësitë publike që nga 2 qershori
👁3728
Prej datës 2 qershor ka nisur procesi i regjistrimit të fëmijëve në çerdhet dhe kopshtet publike të Tiranës, i cili për herë të parë po zhvillohet online, përmes platformës zyrtare e-fëmijet.tirana.al. Sipas të dhënave zyrtare, deri më tani janë regjistruar 5900 aplikime, që përfshijnë: regjistrime të reja në çerdhe dhe kopshte, kalime nga çerdhja në kopsht si dhe kërkesa për transferime. Drejtoresha e kopshteve dhe çerdheve të Tiranës, Zhaneta Beqiri, shprehet se procesi ka shkuar mirë dhe interesi ka qenë i lartë: “Është java e dytë që vazhdojnë aplikimet për shërbim në çerdhe dhe kopshte. Gjithçka ka ecur sipas pritshmërive....