Refuzojnë dialogun, pedagogë dhe studentë sfidojnë kryeministrin poshtë zyrës së tij: Pa dorëheqje s’ka dialog

Refuzojnë dialogun, pedagogë dhe studentë sfidojnë kryeministrin poshtë zyrës së tij: Pa dorëheqje s’ka dialog

Gjatë marshimit, pedagogët kanë bërë thirrje se nuk do të tërhiqen nga qëndrimi i tyre, duke kërkuar mbështetje të vazhdueshme për studentët dhe kundërshtuar dhunën ndaj tyre. Pedagogët dëgjohen duke thirrur “Dorëheqje”, në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Një nga kërkesat e tyre është që tubimet në mbështetje të studentëve të vijojnë çdo ditë në orën 10:00, për të shprehur solidaritetin me ta. Pas marshimit, studentë, pedagogë, akademikë dhe qytetarë të tjerë janë mbledhur para Kryeministrisë, ku kanë refuzuar thirrjen për dialog të përcjellë nga drejtoresha e MIA-s, Manjola Hasa. Protestuesit kanë vijuar thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama, ndërsa mes sloganeve që dëgjohen para godinës së qeverisë është edhe “Arrestoni Ramën!”. Ata kërkojnë gjithashtu lirimin e studentëve të ndaluar. “Pa rini nuk ka Shqipëri” është...