Burimi:
Top-Channel.tv

Refugjatë të rinj nga Italia/ Vijnë brenda javës në Gjadër, do qëndrojnë në pritje të dëbimit
👁3522
Brenda kësaj jave pritet të vijnë sërish emigrantë nga Italia drejt Shqipërisë. Kjo është transferta e katërt dhe qeveria Meloni ka shumë shpresa se nuk ekziston rreziku që gjyqtarët në Romë të pengojnë projektin e ri. Ata që do të sillen në Gjadër nuk do të jenë më azilkërkues të kapur në det, por emigrantë të parregullt, në pritje të dëbimit. Afati maksimal i qëndrimit në qendrën e Gjadrit do të jetë 18 muaj. Mediat italiane thonë se Ministria e Brendshme po punon këto ditë për përzgjedhjen e “kandidatëve” të mundshëm që do të vijnë në Shqipëri. Udhëtimi pritet të...