Reforma Zgjedhore, Berisha ftesë partive opozitare: Të bashkohemi kundër Ramës! Lista plotësisht të hapura dhe një zonë e vetme kombëtare

Reforma Zgjedhore, Berisha ftesë partive opozitare: Të bashkohemi kundër Ramës! Lista plotësisht të hapura dhe një zonë e vetme kombëtare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kërkon bashkimin e forcave opozitare për reformën zgjedhore, duke deklaruar se interesi i përbashkët i opozitës duhet të jetë mbi interesat e secilës parti. Gjatë deklaratës për mediat, Berisha bëri të ditur se deputetët demokratë do të njihen me punën e kryer nga grupi i punës për Reformën Zgjedhore, me qëllim adresimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e fundit dhe ato paraardhëse. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Berisha përsëriti qëndrimin se largimi i Edi Ramës është kushti kryesor për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri. “Është e domosdoshme një bashkim opozitar për të larguar kokën e Meduzës, Edi Ramën. Mos të gënjejmë veten. Kushti i të gjitha kushteve është largimi i Edi...