Reforma territoriale nuk mbaron me hartën, PS kërkon 9 muaj për fazën e dytë
Partia Socialiste kërkon ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale, pas miratimit të ndarjes së re të vendit nga 61 në 46 bashki. Sipas kërkesës së grupit parlamentar të PS-së, komisioni do të ketë si detyrë përgatitjen e ndryshimeve ligjore që do të përcaktojnë funksionimin, kompetencat dhe financimin e bashkive të reja. Faza e dytë e reformës parashikohet të përqendrohet në tri drejtime kryesore: rishikimin e funksioneve dhe shërbimeve vendore, forcimin e financave të vetëqeverisjes vendore dhe krijimin e një niveli rajonal funksional. Për realizimin e këtyre objektivave, komisioni do të shqyrtojë ndryshimet e nevojshme në ligjin për vetëqeverisjen vendore, atë për financat vendore dhe ligjin për zhvillimin rajonal dhe kohezionin. Në kërkesën drejtuar Kuvendit theksohet se ndryshimet...
Burimi:
ntv.al