Reforma Territoriale/ Manja: 85 vota, zhgënjim për opozitën! Mos u çudisni nëse bëhemi 90
85 votat që mazhoranca mori në votimin e orëve të vona në Kuvend për reformën territoriale, dëshmuan vetëm unitetin e Partisë Socialiste. Në një postim në rrjetet sociale, Ulsi Manja i drejtohet opozitës duke i thënë se ka pësuar zhgënjim që socialistët nuk u përçanë, pavarësisht debatit mes tyre dhe përpjekjeve të kundërshtarëve për ta shfrytëzuar që t’i godisnin. “Në PS debati nuk është dobësi, por forcë”, shkruan Manja ndërsa shton se disfata e vërtetë e Sali Berishës ishte jashtë dyerve të sallës plenare. Protesta që ai kishte thirrur nuk përmbushi dot synimin e tij. Më tej kryetari i Komisionit të Ligjeve u thotë atyre që shpresuan se socialistët s’do të plotësonin dot 84 votat, mos të çuditen nëse arrijnë 90, edhe pse nuk u...
Burimi:
javanews.al