Reforma Territoriale/ Këshilli Bashkiak i Matit miraton shkrirjen e Bashkisë Klos, 14 vota pro bashkimit!
Këshilli Bashkiak i Matit ka miratuar këtë të hënë (21 shtator) propozimin për shkrirjen e Bashkisë Klos dhe bashkimin e saj me Bashkinë Mat, në kuadër të reformës së re administrative-territoriale. Vendimi u mor gjatë një mbledhjeje jashtë radhe, pas përmbylljes së dëgjesave publike në 8 njësitë administrative të Matit. Në mbledhje ishin të pranishëm 20 nga 21 këshilltarët bashkiakë. Gjatë diskutimeve, këshilltarët shprehën qëndrimet e tyre për projekt-draftin e propozuar nga mazhoranca, i cili parashikon që Klosi të mos vijojë të funksionojë si bashki më vete, por t’i bashkohet Matit. Pas diskutimeve, propozimi u hodh në votim, ku 14 këshilltarë votuan pro, 5 kundër dhe 1 abstenoi. Qëndrimi i Këshillit Bashkiak dhe kryetarit të Bashkisë Mat do t’i përcillet Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa drafti...
Burimi:
javanews.al