Reforma dhe digjitalizimi, Demo vendos prioritetet për bashkitë

Reforma dhe digjitalizimi, Demo vendos prioritetet për bashkitë

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, prezantoi ekipin e ri drejtues që do të ndjekë zhvillimet dhe reformat në pushtetin vendor. Në këtë strukturë janë emëruar Oltjon Muzaka, në detyrën e zëvendësministrit me përgjegjësi për çështjet e pushtetit vendor, dhe Anxhela Paparizo, drejtoreshë e re e Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore. Gjatë prezantimit, ministri Demo u ndal te sfidat me të cilat përballet pushteti vendor dhe kërkoi një ritëm të ri pune, me fokus te reformat në proces dhe përmirësimi i shërbimeve për qytetarët. Ndër prioritetet e përmendura janë përmbushja e detyrimeve që lidhen me Kapitullin 22 të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, digjitalizimi i shërbimeve, forcimi i kapaciteteve të bashkive dhe rritja e efikasitetit të administratës vendore. Demo theksoi gjithashtu nevojën...