Referendum për Parkun Rinia? PD depoziton kërkesën në KQZ
Një komitet nismëtar ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për zhvillimin e një referendumi vendor për ndërtimin e një kulle në Parkun Rinia në Tiranë. Nisma është paraqitur nga drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, anëtari i Kryesisë së PD-së, Dorjan Teliti, dhe sekretari për Aksionin Qytetar, Erges Eskiu. Ata i kërkojnë KQZ-së nisjen e procedurave dhe pajisjen me formularët për mbledhjen e firmave të nevojshme për referendum. Sipas argumentimit të paraqitur në kërkesë, ndërtimi i një godine të lartë në zonën e Parkut Rinia mund të ketë ndikim në trafikun, cilësinë e ajrit dhe hapësirat e gjelbra të kryeqytetit. Pas depozitimit të kërkesës, përfaqësuesit e komitetit nismëtar thanë se vendimmarrja për këtë projekt nuk duhet të mbetet vetëm në...
Burimi:
ntv.al