‘Redcloud’ nën sekuestro për borxhe tatimore, përfitoi 400 milionë lekë nga fondet publike për koncertin e Kanye West
Kompania “Redcloud”, e cila rezultonte nën sekuestro për shkak të borxheve tatimore, përfitoi 400 milionë lekë nga fondet publike për koncertin e Kanye West në Shqipëri. Pak javë më vonë, kompania shlyeu detyrimet ndaj administratës tatimore. Rasti ka shkaktuar reagimin e opozitës. Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar për shpërdorim detyre. Në tetor të vitit 2024, administrata tatimore kishte urdhëruar Qendrën Kombëtare të Biznesit që të mos lejonte ndryshime në pronësinë e kompanisë “Redcloud”, për shkak të borxheve të pashlyera të mbartura ndër vite. Megjithatë, më 7 korrik 2026, Këshilli i Ministrave miratoi një vendim urgjent për t’i akorduar kompanisë “Redcloud” 400 milionë lekë të reja nga fondet publike. Pas përfitimit të fondit publik, kompania që merret me organizimin...
Burimi:
syri.net