Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Red Bull Spike”, në Golem, 16 skuadra garuan në kampionatin e volejbollit të plazhit
Më 21 Qershor nisi zyrtarisht Red Bull Spike në Golem, një event që rikthen emocionet e volejbollit të plazhit me adrenalinë dhe spektakël të garantuar. E konsideruar si një nga garat më të pritura të verës, Red Bull Spike mblodhi 16 skuadra nga e gjithë Shqipëria, të cilat hynë në fushë me një qëllim të vetëm: të shpallen kampionë të këtij edicioni. Gjatë ditës së parë u zhvillua faza eliminatore, ku ndeshjet sollën jo vetëm përballje të forta, por edhe sfida teknike. Kalimi nga volejbolli “indoor” në rërë ndryshoi të gjithë dinamikën e lojës, duke e bërë gjithçka më të...