Receta mjekësore e unifikuar, Koçiu me Urdhrin e Farmacistëve: Të garantojmë zbatimin

Receta mjekësore e unifikuar, Koçiu me Urdhrin e Farmacistëve: Të garantojmë zbatimin

Nga dita e sotme, 1 gusht, receta mjekësore në formatin e ri unik, hyn në fuqi në të gjithë sistemin shëndetësor, publik dhe privat. Ky model i ri i recetës lehtëson ndjeshëm punën e farmacistëve, ofron më shumë siguri për qytetarët dhe përmirëson ndjekjen e trajtimeve sipas rekomandimeve të mjekut. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu zhvilloi sot një takim me Urdhrin e Farmacistëve, me qëllim garantimin e zbatimit me sukses të këtij ndryshimi. Ministrja Koçiu tha se “nga sot, receta e re mjekësore përdoret në të gjithë vendin në një format unik”. Sipas Koçiut, ky model i...