Reçak:Historia e një krimi lufte, nga William G. Walker u promovua në Washington

Reçak:Historia e një krimi lufte, nga William G. Walker u promovua në Washington

Në Washington, studiues dhe diplomatë nderuan ambasadorin William Walker me një takim ku u promovua libri i tij Reçak: “Historia e një krimi lufte”. Oratorët vlerësuan këtë libër jo vetëm si një dëshmi historike e ngjarjeve tragjike që ndodhën në Kosovë, por e quajtën atë një testament që kapërcen kufijtë e kujtesës dhe dokumenton të vërtetën e dhimbjes dhe sakrificës së popullit të Kosovës. Libri thanë ata është një thirrje e fuqishme që historia të mos përsëritet.Ata po ashtu thanë se libri “Historia e një krimi lufte” na fton të reflektojmë mbi rolin jetik të individëve si Ambasadori William G. Walker, të cilët me guxim dhe përkushtim shkruajnë të vërtetën në momentet më të errëta të historisë.“Historia e një krimi lufte” është libri i ambasadorit...