Burimi:
Opinion.al

Rebelët Huthi thonë se SHBA-ja ka kryer sulm vdekjeprurës në Jemen
👁8230
Rebelët jemenas, Huthi, thanë se një numër personash janë vrarë gjatë një sulmi ajror në Hodeida një ditë më parë.Rebelët Huthi – që janë të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – fajësuan Uashingtonin për këtë sulm. “Numri i viktimave nga agresioni amerikan në Hodeida është rritur në tetë dhe janë 16 të plagosur, teksa operacionet për largimin e rrënojave po vazhdojnë”, raportoi televizioni i rebelëve jemenas, Al-Masirah, duke cituar Ministrinë e Shëndetësisë.Një ditë më herët, Ministria e Shëndetësisë e rebelëve jemenas tha se katër fëmijë dhe dy gra ishin vrarë. Sipas mediave të rebelëve Huthi, sulmi ajror shënjestroi...