Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Realizova një ëndërr…”; Gündogan zbulon arsyen kryesore të largimit nga Barcelona
👁14136
Ilkay Gündogan ishte një nga lojtarët më të qëndrueshëm të Barcelonës gjatë sezonit 2023-2024. Ai ishte titullar i padiskutueshëm për Xavi Hernández dhe dukej se ishte përshtatur mrekullisht me ambientin blaugrana vetëm brenda një sezoni. Megjithatë, pas një vere të kaluar larg Manchester City, u kthye sërish aty, pa e përfunduar kontratën e tij blaugrana. Tani, në një intervistë për “Bild”, ai ka shpjeguar arsyet e këtij vendimi. Gjithçka nisi kur Barcelona, në merkaton verore para sezonit 2023-2024, e kishte vënë në shënjestër, pasi i kishte përfunduar kontrata me Manchester City: “Fillimisht më afruan si një lojtar që do të sillte...