Burimi:
Sot.com.al

Reali i Madridit hidhet në sulm për mbrojtës, sezonin e ri priten ndryshime, dje mundi Deportivo Alavesh
👁3373
Adriatik BALLA Në Spanjë dy klubet më të mëdha të futbollit, Reali i Madridit dhe Barcelona, kanë probleme me mbrojtjen, ndaj kanë vendosur që të hidhen që tani në sulm duke kërkuar elementët e dëshiruar për sezonin e ri. Në fakt, referuar mediave spanjolle, Reali i Madridit mbetet i vendosur në objektivin e tij për të përforcuar qendrën e mbrojtjes, një repart që ka shkaktuar shqetësime gjatë gjithë sezonit për shkak të dëmtimeve. Megjithëse Karlo Ançeloti ka arritur ta stabilizojë situatën, mungesa e zëvendësuesve ka qenë e dukshme, duke e detyruar klubin të nisë kërkimin për një qendërmbrojtës të besueshëm....