Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Real Madridi, merkato ëndrrash. Milionat e anëtarëve, sinjal i qartë uniteti
Pas disa merkatosh relativisht të qeta, Real Madridi ka vendosur tëndërhyjë seriozisht në treg, verën 2025. Klubi madrilen ka realizuar tashmë goditje të rëndësishme: Dean Huijsen, i ardhur për 62.5 milionë euro, dhe Trent Alexander-Arnold, i blerë për 10 milionë euro. Këtyre do t’iu shtohet në javët e ardhshme edhe talenti i ri argjentinas, Franco Mastantuono, kartoni i të cilit ka kushtuar 45 milionë. Sidoqoftë, nuk mbaron këtu. Edhe Álvaro Carreras është pranë firmës, do të kërkojë një tjetër investim të konsiderueshëm financiar. Për të përballuar këto operacione milionere, Real Madridi do të mbështetet jo vetëm te të ardhurat nga...