Real Madridi fiton 18.8 milionë euro nga të rinjtë/ Ja emrat që po shiten me 50%!

Real Madridi fiton 18.8 milionë euro nga të rinjtë/ Ja emrat që po shiten me 50%!

Tani është praktikë e zakonshme te Reali i Madridit që çdo verë të shesë gjysmën e të drejtave të lojtarëve të rinj, gjë që shërben gjithashtu për dy objektiva kryesorë: të rrisë arkën e tij dhe të mos i humbasë plotësisht në rast se, siç ka ndodhur ndonjëherë, duhet t’i rikthejë ata në skuadër. Edhe këtë verë nuk ka pasur ndryshim në strategjinë e klubit dhe shitja e fundit e Çema Andres te Shtutgarti, për të cilën Reali arkëtoi 3 milionë euro, e konfirmon më tej këtë. Përveç transferimit të mesfushorit, ka edhe marrëveshje për Jusi Enrikez tek Alavesh (3...