Real Madridi, disfatë me përmasa historike. Shifrat konfirmojnë paraqitjen e jashtëzakonshme të Arsenalit

Real Madridi, disfatë me përmasa historike. Shifrat konfirmojnë paraqitjen e jashtëzakonshme të Arsenalit

17 minuta çmenduri e pastër futbollistike. Arsenali zhvilloi një paraqitje monumentale në “Emirates Stadium”, duke e mposhtur Real Madridin me rezultatin e pastër 3-0. Disfatë që mund të peshojë shumë te “Los Blancos” për ndeshjen e kthimit në “Bernabéu”, javën e ardhshme. Vendimtare ishte dopieta e Declan Rice nga goditjet e dënimit, i cili e dërgoi topin dy herë në cepin e sipërm të portës madrilene, ku Courtois nuk mund të arrinte. Goli final i Mikel Merinos, pas një kombinimi perfekt, e mbylli llogarinë e kësaj supersfide në fund. Por përveç rezultatit të thellë, ato që impresionuan ishin statistikat. Arsenali regjistroi plot 11 goditje në kuadrat kundër “Los Blancos”, një fakt me përmasa historike, siç thekson edhe e përditshmja spanjolle “AS”. Prej 21 vitesh, asnjë...