Burimi:
Telesport.al

Real Madrid nis gjuetinë në Premier League, kërkon kampionin e botës
👁10449
13 Prill 2025 14:11 Telesport Alexander-Arnold duket vetëm fillimi i gjuetisë së Real Madridit në skuadrën e Liverpool. Sikur të mos mjaftonte mbrojtësi anglez, i cili në verë do të transferohet me parametra zero në Madrid, klubi madrilen ka interes edhe për mesfushorin e Liverpool, Alexis Mac Allister. Lajmi është mjaft serioz, i raportuar nga e përditshmja spanjolle Marca. 26-vjeçari argjentinas konsiderohet lojtar i përshtatshëm për skemat e Los Blancos. Këtë sezon, ai ka luajtur në 44 ndeshje, ku numëron 6 gola dhe 4 asiste. Kampion bote, i ri dhe teknik – ky lojtar i ka të gjitha.