Real Madrid mendon të bojkotojë finalen ndaj Barcelonës

Real Madrid mendon të bojkotojë finalen ndaj Barcelonës

Tensioni mes Real Madrid dhe Federatës Spanjolle ka arritur kulmin. Vetëm një ditë para finales me Barcelonën në Kupën e Mbretit, madrilenët po bëjnë një “luftë” tjetër, këtë herë me Federatën. Drejtuesit e “Los Blancos”, nuk ndihen të lumtur për zgjedhjen e arbitrave që do të vendosin drejtësi dhe kanë kërkuar që ata të ndryshohen. Sipas Realit, arbitrat nuk janë të duhurit për të drejtuar një finale të kësaj rëndësie. Ata i referohen deklaratave të gjyqtarit të VAR-it, Pablo Gonzalez Fuertes, i cili deklaroi se ndaj skuadrës kryeqytetase duhet të merren masa, për shkak të akuzave të hedhura ndaj arbitrave...
Burimi: Opinion.al