Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Real Madrid, Manchester City dhe PSG… Një Botëror për Klube me ngjyra europiane
👁13669
Dora e shtrirë drejt Amerikës, një sy i mbyllur për botën arabe, por përsa iu përket favoritëve nuk ka dyshime: kandidatët për ta fituar Botërorin e ri për Klube janë të gjithë europianë. Vetë Gianni Infantino, ideatori dhe promotori i këtij kompeticioni të zgjeruar me 32 skuadra, që nis më 15 qershor në SHBA, ka treguar emrat e mëdhenj: “Favoritë janë padyshim Real Madridi, gjermanët e Bayern Munich dhe francezët e PSG. Janë klube të mëdha, shumëkombëshe, me lojtarë nga e gjithë bota”. Në radhën e parë tani më shumë se kurrë është pikërisht PSG i Luis Enrique. Një sezon...