Real Madrid largon Martin por merkato do të sjellë lëvizje të tjera, dështon kalimi i Rabiot te Junajtid

Real Madrid largon Martin por merkato do të sjellë lëvizje të tjera, dështon kalimi i Rabiot te Junajtid

Adriatik BALLA Merkato vijon të sjellë befasi me lëvizjet e klubeve të mëdha europiane. Këto lëvizje janë kryesisht afruese, por ka dhe larguese. Kështu, Reali i Madridit po vazhdon procesin e largimeve të lojtarëve të rritur në akademinë Kastija, me më të fundit Mario Martin. 21-vjeçari është transferuar në qytet te Getafe, ku do ta kalojë sezonin në formë huazimi. Martin u rrit në akademinë e Real Madridit, duke debutuar për ekipin Kastija në vitin 2021. Ai u bë titullar nën drejtimin e Raul Gonzalez për dy sezonet e ardhshme, përpara se të transferohej te Real Valadolid në huazim sezonin...