Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Real dhe Atletico bëjnë detyrën, Barcelona toleron Villarrealin. Kanë mbetur në lojë vetëm tre verdikte
👁7187
Janë luajtur sot ndeshjet e javës së 37-të në La Liga, që është java e parafundit. Barcelona humbet në shtëpi 2-3 ndaj Villarreal. Miqtë kaluan të parët në avantazh me Ayoze Perez, ndërsa përmbysja e katalanasve erdhi në minutat e fundit të pjesës së parë. Fillimisht Lamine Yamal barazoi shifrat me një gol spektakolar, tashmë i zakonshëm për të, ndërsa Fermin Lopez shënoi në fund të shtesës duke kaluar në avantazh katalanasit. Në pjesën e dytë, erdhi përmbysja e Villarreal, fillimisht barazoi shifrat Comesana 50′, ndërsa Buchanan shënoi goline fitores në minutën e 80-të. Në “Ramón Sánchez Pizjuán”, Real Madrid...