Reagon sërish Erjon Vishkulli: “Sfida ime tani është rikthimi i shikimit”
Erjon Vishkulli ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas operacionit të kryer pak ditë më parë në Itali. I riu, i cili mbeti i plagosur në sy me plumb gome gjatë protestës së një jave më parë, tregon se tashmë po përballet me një tjetër sfidë të rëndësishme: rikthimin e shikimit. Në mesazhin e tij, Vishkulli ka falënderuar familjarët, miqtë dhe shqiptarët brenda e jashtë vendit për mbështetjen, telefonatat dhe mesazhet e shumta. Ai shprehet se solidariteti i treguar i ka dhënë forcë dhe shpresë për të vazhduar përpara, ndërsa falënderon Zotin dhe shpreson që edhe kjo sfidë të përfundojë me sukses. REAGIMI I PLOTË Në këto momente të vështira të jetës sime, ku pas një dhimbjeje të madhe po përballem edhe me një sfidë...
Burimi:
kohajone.com