Reagon Mirela Kumbaro: Jam e bindur se studentët nuk mund ta bëjnë kurrësesi shkatërrimin e institucioneve. Kujdesuni për veten dhe mos lejoni që askush t’ju shtyjë drejt akteve të dhunës

Reagon Mirela Kumbaro: Jam e bindur se studentët nuk mund ta bëjnë kurrësesi shkatërrimin e institucioneve. Kujdesuni për veten dhe mos lejoni që askush t’ju shtyjë drejt akteve të dhunës

Nga Mirela Kumbaro Po ndjekim me shumë shqetësim atë që ka ndodhur këto dy ditë rreth e brenda godinës së Ministrisë së Arsimit dhe në institucione të tjera. Pavarësisht se kush proteston dhe për çfarë proteston, është e rëndë të shohësh situata ku përplasja fizike dhe shkatërrimi i pronës zënë vendin e Fjalës, zëvendësojnë argumentin dhe dialogun. Si një universitare që kam protestuar vetë sa herë e kerkonte nevoja për të përdorur këtë të drejtë demokratike të fituar me sakrifica, kam respektin maksimal për të drejtën e studentëve për të kërkuar gjithmonë e më shumë nga institucionet, ama, protesta qytetare studentore dhe-dhuna ndaj godinave dhe pronës publike;-dhuna ndaj vendit të punës të punonjësve publike, aq më shumë kundër punonjësve të Arsimit, nuk kanë lidhje me...