Reagon Kryeministri për rastin e Erjon Vishkullit
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me rastin e Erjon Vishkullit, pasi motra e 28-vjeçarit të plagosur në sy gjatë protestës ka kundërshtuar deklaratat e tij për mbulimin e shpenzimeve mjekësore nga shteti. Në reagimin e tij, Rama këmbëngul se ndërhyrja për trajtimin e të riut në Itali është mundësuar me financim shtetëror, duke deklaruar se iniciativën për këtë shërbim e ka marrë personalisht. Statusi i Kryeministrit Edi Rama Motra e djalit nga Elbasani paska postuar tekstin bashkëngjitur, prandaj me shumë keqardhje më duhet t’i rikthehem kësaj teme për këdo që e lexon, shpërndan apo publikon postimin e saj. Siç informova më parë, iniciativën për shërbimin e specializuar mjekësor të djalit në Itali nuk e kanë marrë “persona” po e kam marrë unë personalisht...
Burimi:
kohajone.com