Reagon Koçiu: Tirana nuk duhet të kthehet kurrë në simbol të dhunës dhe kaosit!
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale lidhur me aktet e dhunës dhe vandalizmit të regjistruara gjatë protestave në kryeqytet, duke bërë një ndarje të qartë mes të drejtës demokratike për të protestuar dhe akteve të paligjshme. Në qëndrimin e saj, Koçiu nënvizoi kategorizimin e personave që përfshihen në dëmtime të pronës apo përplasje me uniformat e plota, duke kërkuar që gjerat të thuhen hapur. Sipas saj, “kush shkatërron bizneset, sulmon Policinë e Shtetit dhe i vë zjarrin kryeqytetit, nuk është protestues, është dhunues.” Duke riafirmuar mbështetjen e institucioneve për parimet demokratike të tubimit, zv.kryeministrja theksoi se “protesta paqësore është një e drejtë demokratike që duhet respektuar dhe mbrojtur”, ndërsa shtoi se dhuna dhe vandalizmi nuk mund të arsyetohen...
Burimi:
javanews.al