Reagon edhe Bujqësia: Kontrollet s’janë kundër fermerëve, synojnë sigurinë ushqimore

Reagon edhe Bujqësia: Kontrollet s’janë kundër fermerëve, synojnë sigurinë ushqimore

Pas administratës tatimore ka reaguar edhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në lidhje me fokusin e nisjes së aksionit nga dita e hëna për kontrollin e tregtimit të produkteve blegtorale.Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën me dije se kontrollet për sigurinë ushqimore dhe pajisjen me faturë tatimore nuk janë aksion kundër fermerëve, por një hap për ta formalizuar, forcuar dhe mbështetur sektorin bujqësor.MBZHR në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Administratën Tatimore, sqaron se ka për qëllim formalizimin e sektorit dhe garantimin e sigurisë ushqimore për të gjithë qytetarët.“Fermerët nuk janë fajtorë. Ata janë bashkëpunëtorë të rëndësishëm në...
Burimi: Monitor.al