Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Reagimi i fortë nga Katari: S’ka viktima apo të plagosur, rezervojmë të drejtën për t’u përgjigjur
Katar sulmin iranian ndaj bazës ajrore amerikane Al-Udeid, e quan një shkelje flagrante të sovranitetit të vendit dhe të hapësirës ajrore, si edhe një shkelje të drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al Ansari, theksoi se ”Shteti i Katarit i rezervon vetes të drejtën për t’iu përgjigjur drejtpërdrejt në mënyrë proporcionale me natyrën dhe përmasat e kësaj agresioni të hapur, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”. Autoritetet e Katarit konfirmuan se sulmi iranian është kapur me sukses nga mbrojtja ajrore dhe nuk ka asnjë viktimë apo të plagosur.