Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Reagime pas largimit nga puna të aktorit të njohur/ Simon Shkreli: Dinjitetin tim do ta mbroj me çdo kusht…
Shkarkimi i aktorit Simon Shkreli nga Teatri “Migjeni” në Shkodër ngjall reagime…Aktori i njohur Simon Shkreli, ka reaguar ashpër pas njoftimit për nisjen e procedurës së shkarkimit të tij nga trupa e Teatrit “Migjeni” në Shkodër. Në një postim të publikuar në rrjetin social Facebook, Shkreli e cilëson vendimin si një letër të hartuar nga burokratë pa lidhje me artin dhe kulturën.Motivacioni zyrtar për largimin e tij, sipas Shkrelit, përmend “mungesën e efikasitetit, efektivitetit, produktivitetit dhe cilësisë në punë” – një formulim që aktori e konsideron jo vetëm të padrejtë, por edhe të rrezikshëm për të ardhmen e artit skenik...