Raya: Kemi ende të njëjtën uri për sukses si vjet, betejë deri në fund për titullin dhe trofetë e tjerë

Raya: Kemi ende të njëjtën uri për sukses si vjet, betejë deri në fund për titullin dhe trofetë e tjerë

19 Tetor 2026 13:36 Telesport Arsenal po ecën hap pas hapi me Manchester City dhe synon të mbrojë titullin kampion në Premier League. Pas fitores 1-0 në transfertë ndaj Nottingham Forest, rezultat që e ngjiti skuadrën londineze në vendin e dytë, vetëm tri pikë pas “qytetarëve”, portieri David Raya, theksoi se kampionët në fuqi ruajnë të njëjtën uri për fitore që shfaqën sezonin e kaluar. “E dimë shumë mirë që e fituam kampionatin, por kjo i përket së shkuarës, ishte sezoni i kaluar. Këtë vit kemi po atë uri për sukses, ndaj duhet të qëndrojmë plotësisht të përqendruar dhe të luftojmë në çdo fushë,” u shpreh portieri spanjoll. Raya shpjegoi se ai merr pjesë rregullisht në stërvitjet e skuadrës për zotërimin e topit, në mënyrë...