Ravanelli: E dua Zhegrovën. Spalletti është si ‘çekiç’, por Edoni duhet lënë më i qetë

Ravanelli: E dua Zhegrovën. Spalletti është si ‘çekiç’, por Edoni duhet lënë më i qetë

2 Tetor 2026 13:09 Alfred Lleshi Ish-sulmuesi i Juventusit, Fabrizio Ravanelli, foli për situatën e klubit bardhezi dhe veçoi Edon Zhegrovën: “Gjithmonë kam qenë i dashuruar me Zhegrovën. Shpesh jam përballur me Spallettin për mënyrën e përdorimit të tij. E njoh mirë trajnerin dhe e di që është një ‘çekiç’ i vërtetë me lojtarët e tij, në kuptimin pozitiv. Megjithatë, ky është një lojtar që në momente të caktuara duhet lënë më i qetë. Ka një cilësi të jashtëzakonshme dhe forcë që duhet t’i bëjë të gjithë t’ia falin kur, herë pas here, gabon ose nuk angazhohet sa duhet në fazën mbrojtëse”. Për Zhegrovën shtoi: “Nëse humbet disa topa, është sepse rrezikon vazhdimisht me veprimin individual. Ai dëshiron të jetë vendimtar. Në Serie A shoh...