Burimi:
Vizionplus.tv

Raundi i dytë i bisedimeve SHBA-Iran për armët bërthamore do të mbahet më 19 prill
👁7208
Raundi i dytë i bisedimeve midis negociatorëve iranianë dhe amerikanë për armët bërthamore do të mbahet të shtunën e ardhshme në Oman, tha për mediat shtetërore ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi. Ai shtoi se takimi i sotëm “u afrua shumë” me arritjen e një kuadri për negociatat. “Atmosfera në takimin e sotëm ishte e tillë që siguroi vazhdimësi dhe përparim. Nëse ne mund të finalizojmë bazën (bisedimet) në seancën e ardhshme, unë besoj se do të kemi bërë përparim të rëndësishëm,” tha Araghchi për transmetuesin shtetëror IRIB. Ai tha se të dyja palët thanë se po kërkojnë një marrëveshje...