“Rashford është përforcim i shkëlqyer për Barcelonën, por nuk ia zë dot vendin Raphinha-s”

“Rashford është përforcim i shkëlqyer për Barcelonën, por nuk ia zë dot vendin Raphinha-s”

Rivaldo, fitues i “Topit të Artë” dhe legjendë e Barcelonës mes viteve 1998-2003, ka përgëzuar transferimin e Marcus Rashford te katalanasit, i huazuar nga Manchester United për këtë sezon. “Rashford është një blerje e shkëlqyer, – tha braziliani, sot ambasador i “Betfair”. Ish-kampioni i botës me Brazilin më 2002 dhe dikur vetë një nga protagonistët në rolin ku po luan Rashford, vlerësoi potencialin e sulmuesit anglez: – Ka gjithçka për të spikatur, me një trajner të madh pranë vetes do të përparojë shumë”. Rivaldo theksoi se ndryshimi i ambientit mund t’i bëjë mirë Rashford-it: “Duke qenë një ligë ndryshe nga...