Burimi:
Top-Channel.tv

Raporti/ U rrit krimi kibernetik, Prokuroria e Përgjithshme bën bilancin për vitin 2024, bie trafiku i narkotikëve
👁12034
Viti 2024 shënoi një rënie të procedimeve penale për prodhim dhe kultivim të narkotikëve, por u rritën rastet e referuar në gjykatë për krimet kibernetike. Në raportin e Prokurorisë së Përgjithshme për kriminalitetin në vend, nënvizohet se u ulën me 4.50% procedimet për narkotikët, ndërkohë që vëmendje përgjatë këtij viti kanë marrë sulmet kibernetike. Në bilancin e dërguar në Kuvend, theksohet se numri më i lartë i krimeve kibernetike u regjistruan në Tiranë, me 65% të procedimeve, dhe sipas organit të Akuzës, në të gjitha rastet është vendosur dënimi me burg nga gjykata. “Lidhur me të dhënat për veprat penale...