Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Raporti i kredive me probleme për mikrofinancën pësoi rënie vitin e kaluar
Raporti i kredive me probleme për institucionet financiare jobanka pësoi rënie vitin e kaluar.Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të vitit 2024 ky raport zbriti në 12.05%, nga 13.9% që kishte qenë një vit më parë.Ky raport ngelet sidoqoftë afërsisht tri herë më i lartë krahasuar me nivelin mesatar të kredive me probleme të sektorit bankar, që në fund të vitit 2024 ishin në nivelin 4.17%.Banka e Shqipërisë vlerëson se përmirësimi i këtij treguesi vitin e kaluar u ndikua kryesisht nga rritja e e portofolit të kredisë, ndërkohë portofoli i kredive me probleme ka mbetur thuajse në...