Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar
Individët u konfirmuan si klientët më të mirë të sektorit bankar shqiptar edhe vitin e kaluar.Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, raporti i kredive me probleme në segmentin e kredisë për individë pësoi përsëri rënie në 2.9%, nga 3.4% që kishte qenë një vit më parë.Segmenti i individëve ka pasur historikisht një raport të kredive me probleme më të ulët krahasuar me bizneset, sepse ekspozimet janë më të vogla dhe rreziku i kredisë është më i shpërndarë. Gjithashtu, duke qenë se pjesa më e madhe e portofolit konsiston në kredi për blerjen e banesave, angazhimi i huamarrësve ndaj shlyerjes...