Raporti i KE-së ndez debatet në Kuvend, Bardhi përplaset me Peleshin: I keni vënë kyçin Parlamentit!
Me debate ka nisur këtë të martë mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ku në fokus ishte kërkesa e opozitës për diskutimin e raport-progresit të Komisionit Evropian për Shqipërinë për vitin 2026. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, akuzoi kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, për shkelje të Rregullores, duke argumentuar se mbledhja është thirrur në ditën e nëntë nga depozitimi i kërkesës së opozitës, ndërkohë që neni 98 parashikon një afat treditor. “Sot jemi në ditën e 9-të dhe ju, në shkelje të Rregullores, nuk kujdeseni as formalisht për të trajtuar një kërkesë që është e drejtë e opozitës. Pra, ju e mblidhni Konferencën e Kryetarëve kur të keni ju kohë, kur dëshironi ju, jo kur ju urdhëron Rregullorja e Kuvendit”, deklaroi Bardhi....
Burimi:
javanews.al