Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Raporti i BE-së ‘shkund’ regjimin Rama, Nesho: Korrupsion në çdo sektor, Evropa është ngopur me propagandën
Ish-ambasadori Agim Nesho deklaroi në një intervistë për Syri TV me gazetarin Edvin Parruca se Bashkimi Evropian po sinjalizon qartë një ndryshim qasjeje ndaj regjimit të Edi Ramës, duke e konsideruar raportin e fundit një pasqyrim të realitetit të deformuar në Shqipëri. “Në fakt po duket një raport i ri në Bashkimin Evropian, për atë realitet që ju e thatë me të drejtë, që është njohur prej kohësh gjatë rezistencës ndaj këtij regjimi pothuajse 12-vjeçar në Shqipëri,” tha Nesho. Sipas tij, tashmë ngjarjet në vend po pasqyrohen në mënyrë të rregullt nga institucionet evropiane dhe kjo tregon një lodhje e...