Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Raportet e Isa Boletinit me Serbinë nga Hasan Bello
Kulla e Isa Boletinit nuk ishte as 100 metra nga Manastiri i Sokolicës. Sipas burimeve historike duke nisur nga mesjeta, kujdestarët dhe rojtarët e këtij manastiri quheshin vojvodë. Paraardhësit e Isasë për shkak të afërsisë me këtë manastir, ishin rojtarët kryesorë. Në vitet 50 të shekullit XIX Manastiri i Sokolicës u restaurua nga kisha serbe, e cila për mbrojtjen e tij pagoi gjyshin, babanë dhe më pas vëllanë e Isasë. Ndërsa duke nisur nga mesi i viteve 90 të shekullit XIX për mbrojtjen e tij u kujdes personalisht Isa Boletini. Ai u përpoq ta përdorte këtë detyrë si mjet për të vendosur kontakte me politikën dhe diplomacinë serbe, e cila në këtë periudhë ashtu si sot përpiqet që t`i konsideroi këto objekte religjoze si tapi...