Raphinha rinovon me Barcelonën deri më 2030: “Ëndrra ime është ta mbyll karrierën këtu”

Raphinha rinovon me Barcelonën deri më 2030: “Ëndrra ime është ta mbyll karrierën këtu”

5 Nëntor 2026 14:17 Alfred Lleshi Barcelona ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës së Raphinha deri në qershor 2030. Kapiteni brazilian ka firmosur marrëveshjen e re në zyrat e klubit, në prani të presidentit Joan Laporta. Pas ceremonisë, Raphinha shprehu krenarinë për këtë arritje dhe zbuloi dëshirën për ta mbyllur karrierën në “Camp Nou”: “Është një ndjenjë krenarie e madhe. Vetëm unë dhe familja ime e dimë se çfarë kemi kaluar nga brenda që kur mbërrita këtu. Jam shumë krenar për atë që kam arritur dhe shpresoj të kem edhe shumë vite të tjera. Nëse këmbët më lejojnë të vazhdoj të luaj në nivel të lartë, do të doja të tërhiqesha si futbollist te Barcelona”. Për kombëtaren braziliane, ai tha se ka biseduar me Carlo Ancelottin,...