Raphinha i kërkon Ancelottit të mos e grumbullojë me Brazilin, Barcelona ndërhyn për yllin e saj
Futbollisti i Barcelonës, Raphinha, ka kontaktuar personalisht trajnerin e Brazilit, Carlo Ancelotti, me një kërkesë të veçantë: të mos përfshihet në listën e lojtarëve për ndeshjet miqësore të muajit nëntor. Sipas raportimeve të mediave, sulmuesi brazilian dëshiron të shfrytëzojë pushimin nga kombëtarja për t’u rikuperuar plotësisht nga dëmtimi dhe për të rifituar formën e tij më të mirë. Megjithatë, kjo kërkesë nuk është pritur mirë nga Ancelotti, i cili e konsideron Raphinhën një element të rëndësishëm për planet e tij. Situata është delikate, pasi lojtari u dëmtua pikërisht gjatë angazhimit me Brazilin, në ndeshjen kundër Australisë në shtator. Barcelona u detyrua të qëndronte pa një prej futbollistëve të saj më të rëndësishëm dhe tani kërkon të shmangë rrezikun e një tjetër dëmtimi. Për këtë arsye,...
Burimi:
sportekspres.com