‘Range Roveri’ përplas motorçiklistin në mes të Tiranës, i plagosuri çohet në spital

‘Range Roveri’ përplas motorçiklistin në mes të Tiranës, i plagosuri çohet në spital

Një motoçiklist është lënduar nga përplasja me një fuoristradë. Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryqëzimin e Bulevardit të Ri te ish-Stacioni i Trenit në Tiranë. Sipas burimeve, një automjet tip Range Rover është përplasur me një motor, mbi të cilin ndodhej vetëm drejtuesi. I dëmtuari, drejtuesi i motorit ka marrë vetëm dëmtime të lehta në këmbë, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Këto janë pamje nga vendi i aksidentit, ku njerëzit mundohen të ndihmojnë. gijotina.com/
Burimi: Gijotina.com