Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ranë në det pas manovrave me Jet Ski, vdes turisti anglez në Durrës, plagoset 31-vjeçarja
Një shtetas anglez, 34 vjeç ka humbur jetën dhe një 31-vjeçare është plagosur, pasi kanë humbur kontrollin dhe kanë rënë në ujë gjatë manovrave me Jet Ski në det në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Policia njoftoi se “rreth orës 11:15, të datës 01.06.2025, shërbimet e Policisë Kufitare Port Durrës janë njoftuar se, në zonën përballë Shkëmbit të Kavajës, dy shtetas që lundronin me një mjet lundrues Jet Ski, dyshohet se gjatë manovrave kanë humbur kontrollin mbi mjetin lundrues dhe kanë rënë në ujë”. Pas njoftimit të marrë, shërbimet e Policisë Kufitare, kanë shkuar me mjet lundrues menjëherë në ndihmë...