Rame Lahaj nis turneun ndërkombëtar me “PASSION & ORIGIN”
25 September, 2026 - 14:45 Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, do të nisë më 10 tetor turneun e tij të ri “PASSION & ORIGIN”, me një koncert në Kongresshaus Zürich të Zvicrës. Turneu do të vijojë më 30 tetor në Düsseldorf, më 8 nëntor në Vjenë dhe më 13 dhjetor në Toronto, ndërsa në vijim pritet t’i bashkohen edhe qytete të tjera. “PASSION & ORIGIN” sjell në skenë rrugëtimin personal dhe artistik të Lahajt, i cili nga Kosova ka ndërtuar një karrierë ndërkombëtare në skenat e rëndësishme të operës. Përmes këtij projekti, tenori ndërthur pasionin për muzikën me lidhjen e tij me origjinën, gjuhën, kulturën dhe traditën shqiptare. Programi do të përfshijë këngë italiane, chanson francez, muzikë filmi, si dhe repertor shqiptar, duke...
Burimi:
kultplus.com