Rame Lahaj International Opera Festival: Marigona Qerkezi sonte ndriçon Prishtinën me “Opera Night”

Rame Lahaj International Opera Festival: Marigona Qerkezi sonte ndriçon Prishtinën me “Opera Night”

Sot, më 28 korrik, Prishtina do të bëhet skena e një mbrëmje magjike operistike. Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Operës Rame Lahaj, sopranoja e njohur Marigona Qerkezi do të ngjitet në skenën e hapur pranë Bibliotekës Kombëtare, duke sjellë një performance të jashtëzakonshme, e cila do të mbledhë adhuruesit e muzikës klasike dhe operës nga gjithë rajoni.Mbrëmja e titulluar “Opera Night”, e cila do të nisë në orën 20:30, do të ofrojë një repertor të pasur muzikor, duke sjellë arie nga kompozitorët më të mëdhenj të operës, si Giuseppe Verdi, Giacomo Puccini, dhe Leonard Bernstein. Ky repertor do të udhëtojë përmes epokave dhe ndjenjave, duke përfshirë dramatizmin dhe pasionin e operës klasike, por edhe energjinë dhe freskinë e kompozitorëve modernë,transmeton KultPlusMarigona Qerkezi, një nga...