Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Rama vizitë të papritur në Vlorë, mbërrin me helikopter
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë të papritur këtë të mërkurë në qytetin e Vlorës, vetëm pak orë pasi është kthyer nga një vizitë private në Gjermani. Rama mbërriti rreth mesditës me një helikopter ushtarak tip “Cougar”, i cili u ul në ish-fushën e aviacionit pranë qytetit bregdetar. Ende nuk ka një njoftim zyrtar për arsyen e vizitës së Ramës në Vlorë, e cila vjen vetëm një javë pasi ai zhvilloi një takim në Bashkinë e qytetit. Në atë takim, Kryeministri kërkoi shkarkimin e të gjithë drejtorëve dhe administratorëve vendorë, duke theksuar nevojën për rifreskimin e stafit dhe përmirësimin...