Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rama vijon “turin e pastrimeve”, kryeministri mbërrin në Durrës pas “goditjes” në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë
Fshesa ‘Rama’ vijon të prekë edhe bashkitë e tjera të vendit. Pas Vlorës,Tiranës dhe Fierit, ashtu siç e kishte paralajmëruar, Rama mbërriti në Durrës për një takim me dyer të mbyllura me drejtuesit lokalë. Takimi vjen pas ultimatumit të dhënë për lirimin e hapësirave publike, si dhe me dorëheqjen e shumë drejtorëve në bashkinë e Vlorës. Rama më herët zhvilloi takim në bashkinë e dytë më të madhe të vendit, si dhe në Fier qarkun nga i cili në zgjedhjet e 11 majit siguroi plot 12 mandate.