Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Rama u shpall luftë edhe lavazheve: Asnjë mes lagjeve
Kryeministri Edi Rama po sillet si një “mbret” duke marrë vendime ekstreme. Teksa publikon një video në rrjetin e tij social Facebook, Rama paralajmërkon se do t’i zhdukë të gjithë lavazhevt e makinave të vendosura në mes të lagjeve në Tiranë. Rama thotë se ata që kanë lavazhe në trotuara duhet t’i heqin vetë në mënyrë që të mos paguajnë gjobën për krim mjedisor. “Asnjë lavazh nuk do të qëndrojë mes lagjeve për të larë makinat nëpër trotuare, prandaj kush i ka t’i heqë vetë që të mos paguajë edhe gjobën e krimit mjedisor”, shkruan Rama në Facebook.